RTSH 24 Live

Botë

Vrasja e "babait" të armës bërthamore, Ali Khamenei bën thirrje për ndëshkimin e autorëve

29/11/2020

Vrasja e "babait" të armës bërthamore, Ali Khamenei bën thirrje për ndëshkimin e autorëve

Udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei ka bërë thirrje për “ndëshkimin” e atyre që qëndrojnë pas vrasjes së një prej shkencëtarëve më të shquar të vendit, i cili u identifikua nga Izraeli si kryesuesi i programit të fshehtë të armëve bërthamore të Iranit.
Mohsen Fahrizadeh, arkitekti i strategjisë bërthamore të Teheranit, u vra të premten në një autostradë pranë kryeqytetit, në një ekzekutim të planifikuar me kujdes që ka çuar në një përshkallëzim serioz të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Vrasja e shkencëtarit nga Irani duket se synon të minojë marrëveshjen bërthamore
Irani akuzoi armikun e tij kryesor, Izraelin, për kryerjen e sulmit. 
Në pritje të hakmarrjes, Izraeli vendosi ambasadat e tij globale në gatishmëri të shtunën, njoftoi media në gjuhën hebraike.
Në një deklaratë, Ajatollah Ali Khamenei e quajti Fakhrizadeh “shkencëtarin bërthamor dhe mbrojtës të shquar të vendit”. Prioriteti i menjëhershëm i Iranit, tha ai , ishte “ndëshkimi përfundimtar i autorëve dhe atyre që e urdhëruan vrasjen”.
Duke folur gjatë një takimi me task-forcën e vendin për menaxhimin e pandemisë, Hassan Rouhani , fajësoi Izraelin dhe përsëriti se vdekja e Fakhrizadeh nuk do ta ndalojë programin bërthamor të vendit, i cili pretendon se është jo-ushtarak dhe i përqendruar në energji.