Gjashtë persona, mes tyre një shqiptar me shtetësi dhe britanike, 4 britanikë dhe një portugez janë shpallur në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt reth orës 13:25, të 19 prill 2023 në ambientet e lokal “Coral” në Shëngjin.
Shtetasi shqiptar me shtetësi britanike, Edmond Haxhia dyshohet se është organizatori, porositësi dhe financuesi i vrasjes. Ekzekutori, i cili në momentin e vrasjes ishte i veshur me jelek fosforeshent dhe me skafandër në kokë është shtetasi portugez, Ruben Saraiva. Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha sot se provat që ekzekutori është shtetasi portugeze, janë të pakundërshtueshme.
Ndërkohë që ky është ndihmuar dhe nga 4 shtetas britanikë mes tyre dhe një grua. Madje, njëri prej shtetasve angleze (në foto) ka qenë në hotelin e Nikulajt për të mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e biznesmenit. Kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në pronësi të Nikulajt e kanë filmuar më 11 prill.
Gjakmarrja
Biznesmeni 51 vjeçar me banim në Shëngjin është vrarë për gjakmarrje dhe autorët menjëherë pas krimit janë larguar nga Shqipëria.
"Kemi të bëjmë me vrasje me paramendim për gjakmarrje. Autorët menjëherë pas kryerjes së krimit janë larguar nga Shqipëria. Jemi para një organizimi në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal" tha kreu i policisë së shtetit, Muhamed Rrumbullaku në një konferencë për median.
Organizatori, porositësi dhe financuesi i vrasjes është Edmond Haxhia, djali i dajës së Gëzim Lekstakajt, i vrarë në 1996. Në 1996 Ardian Nikulajt i vrasin të vëllanë pas një konflikti në një karburant. Pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja, nipi i familjes. Në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj. Ndërsa në 19 prill 2023 vritet Ardian Nikulaj.
Ne kerkim
1. Edmond Haxhia, shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike,
2. Ruben Saraiva, shtetas portugez, i dyshuar si ekzekutori
3. Harry Simson, shtetas britanik,
4. Harriet Bridgeman, shtetase britanike,
5. Thomas Mithan, shtetas britanik,
6. Steven Hunt, shtetas britanik
Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg".
/rtsh.al/