Afrimi i festave të fundvitit sjell edhe kthimin në atdhe të shqiptarëve që jetojnë në Itali, por që kanë vendosur që festimet ti realizojnë te familjet e tyre në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Rreth 2 mijë pasagjerë mbërritën të dielën në portin e Vlorës, një shifër që për autoritetin portal aty shënohet gjatë sezonit të Verës ose fundvit.
Agron Brati, përfaqësues i kompanisë së trageteve tha se fluksi i pasagjerëve do të vijojë të rritet edhe gjatë javës së ardhshme.
“Në vazhdim kështu pritet të jetë situata. Priten më shumë emigrantë të mbërrijnë në Portin e Vlorës”, tha Brati.
Të dhënat flasin se edhe rezervimet për kalimin e festave në vente të ndryshme janë të larta, ndërsa ë pesë ditët e fundit të vitit ato pritet që të shumëfishohen.
/rtsh.al/