RTSH 24 Live

Botë

Vrasja e 6 punonjësve të OKB-së, Borrell dënon sulmet e Izraelit  

12/09/2024

Vrasja e 6 punonjësve të OKB-së, Borrell dënon sulmet e Izraelit  

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell është shprehur e revoltuar pas vrasjes së gjashtë punonjësve humanitarë nga sulmet ajrore izraelite në një shkollë të drejtuar nga OKB-ja në Gazë.

Nga sulmi u vranë 18 persona në dy sulme izraelite në shkollën al-Jaouni, ku janë strehuar rreth 12 mijë civilë të zhvendosur, në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Sipas autoriteteve lokale shëndetësore, të paktën gjashtë anëtarë të stafit të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ishin në mesin e viktimave, duke përfshirë menaxherin e strehës së UNRWA në zonë.

Josep Borrell kujtoi në X se Izraeli goditi "për herë të 5-të" një shkollë në Nuseirat, duke strehuar njerëzit e zhvendosur.

Ai theksoi se “mospërfillja e parimeve bazë” të së drejtës ndërkombëtare humanitare, “veçanërisht mbrojtja e civilëve, nuk mund dhe nuk duhet të pranohet” nga bashkësia ndërkombëtare.

Izraeli ka shënjestruar sistematikisht objektet civile, duke përfshirë shkollat, spitalet dhe vendet e adhurimit, në mes të ofensivës së tij të vazhdueshme në Rripin e Gazës.

Sipas rregullave të luftës, shënjestrimi i objekteve të tilla civile mund të përbëjë krim lufte.

Muajin e kaluar, të paktën 100 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një sulm izraelit në shkollën Al-Taba'een në qytetin e Gazës, ku janë strehuar mbi 6,000 njerëz të zhvendosur.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Gaza që nga sulmi i Hamasit tetorin e kaluar, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

/rtsh.al/