RTSH 24 Live

Kronika

Vrasja e 44-vjeçarit në Pukë, Policia shpall në kërkim autorin me dy emra

28/09/2022

Vrasja e 44-vjeçarit në Pukë, Policia shpall në kërkim autorin me dy emra

Një 44-vjeçar u vra më 27 shtator në në Pukë. Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes së 44-vjeçarit P. K. Ky i fundit u dërgua në Spitalin e Shkodrës pas plagosjes, por nuk mundi t’i rezistonte plagës së marrë dhe ka ndërruar jetë. Policia ka shpallur në kërkim 36-vjeçarin me dy emra, M.Gj. dhe A.Gj, banues në Lezhë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në fshati Kaftallë.

“Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i plagosjes së rëndë me pasojë vdekjen e 44-vjeçarit nga Lezha. Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Pukë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, kanë vijuar intensivisht punën për grumbullimin e provave, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. GJ. alias A. Gj., 36 vjeç, banues në Lezhë. Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaftallë, Pukë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e personit të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje”, njofton policia.

/rtsh.al/