Në nje lidhje të drejtëpërdrejt me studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSh 1, Geri Ballo aktivistja për të drejtën e Diasporës në Itali është shprehur se zëri i shqiptareve ka munguar në diaspore dhe eshte një element thelbësor i demokracisë.
Gjithashtu aktivistja Ballo tha se diaspora ka luftuar për të arritur për të shprehur opinionin, votën ne mënyrë që të arrijnë të ndërtojnë atë që është një shoqëri e mirë.
“Diaspora duhet të votojë sepse deri tani ka munguar një pjesë e zërit të popullit shqiptar. Ështe një element thelbësor i demokracisë që të mund të mundësohet e drejta e votës, ushtrimi i të drejtës së saj sa më gjerë të jetë ë mundu ndonëse ne kemi një pjesë shumë të rëndësishme të qytetarëve shqiptar që jetojnë jashtë shtetit”, shpreh Ballo.
/RTSH/