RTSH 24 Live

Politikë

Vokshi: Kapja politike në institucione dhe plagjiatura masive, rrezik për të ardhmen akademike

2 orë para

Vokshi: Kapja politike në institucione dhe plagjiatura masive, rrezik për të ardhmen akademike

Në kuadër të nisjes së vitit të ri akademik 20024-2025, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi  ndërsa u ka uruar suksese studentëve, ka artikuluar një sërë akuzash në drejtim të qeverisë.

Vokshi u shpreh se shumë prej drejtuesve të botës universitare janë paracaktuar të paktën 2-3 vite më parë, pa asnjë garë dhe me zero konkurrencë.

Vokshi rendit disa raste specifike, ndërsa akuzon kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin se po angazhohet në fushatën zgjedhore të 2025-ës duke u kërkuar votën pedagogëve.

Në zgjedhjet në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, Vokshi thekson se bashkëshortja e ish-rektorit Arben Gjata, Margarita Gjata, u zgjodh pa garë për dekane, duke shënuar kështu, shprehet deputetja, shembullin i një dukurie tjetër, nepotizmit që është shtrirë dhe në universitet e tjera.

Studentët dhe të gjithë shqiptaret sot duhet të dinë se nuk ishte një garë për rektorë e dekanë, ishte një garë plagjiaturash! Presidenti Begaj, ministrja e arsimit, Ogerta Manastirliu nuk ndërhynë dhe nuk u prononcuan as kur u denoncuan për nivelin e lartë të hajdutërisë dhe hipokrizisë intelektuale me cilësimin “Plagjiatorë të Rilindjes” duke shënuar aktin me regresiv e më të dënueshëm ne drejtimin e institucioneve që quhet shpërdorim detyre.

“Po cilët ishin ata që dekretuan rektoret e përfshirë në skandale plagjiature, si rasti i Artan Hoxhës?

Presidenti Bajram Begaj me punë 100% të kopjuar nga materialet e leksioneve të Shoqatës së Mjekësisë Obstetrike të Amerikës së Veriut – siç është denoncuar jo vetëm një herë nga eksperti Muka, pak ka që ka dekretuar rektorët e rinj, duke fundosur së pari nderin dhe prestigjin e universitetit me te madh e me përfaqësues ne vend, duke goditur vlerat mirëfilli akademike e qytetare, dhe demoralizuar përfundimisht studentët e të gjithë ata që ende besojnë në drejtësi, sakrificë, profesionalizëm, ndershmëri dhe përkushtim”, deklaroi Vokshi.

/rtsh.al/