RTSH 24 Live

Politikë

PS mbledh grupin parlamentar, propozohet plan masash për mbarëvajtjen e seancave plenare

3 orë para

PS mbledh grupin parlamentar, propozohet plan masash për mbarëvajtjen e seancave plenare

Partia Socialiste mblodhi grupin parlamentar në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Takimi vjen për të koordinuar nismat dhe qëndrimet politike të mazhorancës në pushtet.

Një tjetër çështje që u diskutua ishte situata jo të qetë të krijuar në sallën e seancave plenare, pas qëndrimeve të opozitës.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali konfirmoi se Garda e Republikës, po harton një plan të ri masash për të menaxhuar më mirë zhvillimin e seancave plenare.

Grupi socialist mblidhet vetëm pak orë para mbajtjes së një proteste të opozitën, për shkak të së cilës janë shtuara masat e sigurisë në godinën e qeverisë, hyrjet e së cilës janë sofistikuar, gjithashtu edhe dritaret.

Gazetare: Denada Shkodrani

/rtsh.al/