RTSH 24 Live

Politikë

Begaj udhëton drejt Malit të Zi, pjesë e Samitit të Procesit të Bërdo-Brijunit

4 orë para

Begaj udhëton drejt Malit të Zi, pjesë e Samitit të Procesit të Bërdo-Brijunit

Presidenti Bajram Begaj, është nisur drejt Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bërdo-Brijunit.

Gjatë Samitit, Presidenti do të takohet me homologët e tij, si dhe me përfaqësues të shqiptarëve në Malin e Zi.

Samiti i Procesit Brdo-Brijuni do të mbahet më 8 tetor 2024 në Tivat, ku të pranishmit do të diskutojnë mbi zgjerimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Procesi i Bërdo-Brijunit është një mbledhje shumëpalëshe e përvitshme e krerëve të shteteve në Ballkanin Perëndimor. Kjo nismë e presidentit slloven Borut Pahor dhe atij kroat Ivo Josipoviq e ka zanafillën në vitin 2013.

/rtsh.al/