RTSH 24 Live

Sociale

Vodafone shton hapësirën e gjelbër të Tiranës, 140 pemë më shumë në parkun e Kopshtit Zoologjik

04/10/2022

Vodafone shton hapësirën e gjelbër të Tiranës, 140 pemë më shumë në parkun e Kopshtit Zoologjik

Kjo javë filloi mbarë për qytetin e Tiranës. Vodafone Albania në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës i dhuruan kryeqytetit 140 pemë, duke e çuar në rreth 900,000 numrin total të pemëve të mbjella në kryeqytet.

Pemët u mbollën në parkun e Kopshtit Zoologjik, ku edhe nevoja është e madhe, pasi kjo hapësirë në kryeqytet është e re dhe ka nevojë për më shumë gjelbërim. 

Katia Stathaki, drejtoresha e përgjithshme e Vodafone Albania, u shpreh se kjo është një dhuratë e punonjësve të Vodafone për qytetin ku jetojnë. Një kontribut për të ardhmen, diçka që na jep shpresë.

Shumë vite më vonë, kur ne të jemi plakur apo të mos jemi më në këtë botë, këto pemë do të jenë ende këtu për fëmijët tanë. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që Vodafone po bën për planetin e klimën në Shqipëri dhe mbarë botën. Është pjesë e strategjisë sonë, krahas investimit paralelisht te makinat elektrike, energjia e rinovueshme, etj. Jemi shumë të lumtur që ndodhemi sot këtu dhe premtojmë të bëjmë më shumë në të ardhmen”,tha Stathaki.

Kryetari i bashkisë së Tiranes Erion Veliaj theksoi se  Vodafone, jo vetëm na ndihmojnë të komunikojmë përditë, të jemi më afër njëri-tjetrit, por edhe të tregojmë që kemi një përgjegjësi ndaj qytetit ku jetojmë.

Shtimi i hapësirave të gjelbra në kryeqytet është prioritet i Vodafone, i cili njësoj si në mbarë botën edhe në Shqipëri i kushton një rëndësi të veçantë planetit, mjedisit dhe klimës, në kuadër të fushatës globale #SwitchToGreen.

/rtsh/