12 objekte janë shembur 2 muaj më parë ndërsa 26 të tjera pritet të shemben nga aksioni i cili tashme ka nisur. Shembja e nisur një vit më parë u ndërpre për shkak të kundërshtisë së banorëve të cilët nuk binin dakord për vlerën e shpronësimit.
Ndërsa tashmë është gjetur dakordësia mes banorëve dhe bashkisë. Banorët të cilët dispononin hipotekën e objekteve, do të dëmshpërblehen për çdo metër katrorë tokë, ndërsa për ata të cilët nuk ishin të pajisur me dokumentacion, bashkia ofron bonusin e qerasë.
Rruga Transballkanike do të zgjatet kështu, duke përfunduar në Portin e Jahteve. Ndërsa rehabilitimit do ti nënshtrohet e gjithë lagjja "1 Maj".
/RTSH/