RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Vlorë, ekzekutohet një 25-vjeçar, ende nuk është identifikuar

21/08/2021

Vlorë, ekzekutohet një 25-vjeçar, ende nuk është identifikuar

Një i ri u ekzekutua me armë zjarri në fshatin Babicë të Vlorës këtë të shtunë. 
Viktima, rreth 25 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk dihet u gjet i vdekur nga policia mëngjesin e kësaj të shtune, rreth orës 07: 35, në një automjet tip 'Fiat Punto' me targa TR 3437 R, në aksin Vlorë-Babicë.
Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije, se i riu është qëlluar 3 herë, por një plumb e ka kapur në kokë, çka dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ishin banorët e zonës ata që gjetën fillimisht trupin e pajetë dhe më pas njoftuan policinë, e cila spo mbërriti në vendin e ngjarjes ngriti një grup të posaçënm hetimor.
Burime nga ky grup thonë, se i riu është ekzekutuar në një rrugë të thellë, ku nuk ka banesa afër, gjë që shton dyshimet se ai mund të jetë nxjerrë në pritë.
Nuk dihet se sa persona mund të kenë marrë pjesë në ekzekutim, por dyshohet se kanë qenë më shumë se 1 person, pasi në zonë është shumë e vështirë të shkohet.
Deri tani, ekspertët ende nuk kanë në duar jë pistë konrete, për hetimin e ngjarjes, kjo edhe për faktin se viktima nuk është identifikuar ende dhe nuk dihet nëse ka qenë një person problematik që mund të ketë pasur lidhje me ngjarje të tjera kriminale, të ndodhura më parë në Vlorë apo jo.