RTSH 24 Live

Sociale

Vjen në jetë fëmija i parë në maternitetin e ri modern të Lezhës

02/06/2021

Vjen në jetë fëmija i parë në maternitetin e ri modern të Lezhës

Në maternitetin e ri të Lezhës, të ndërtuar me standarde bashkëkohore, erdhi në jetë fëmija i parë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha sot se “me buzëqeshjen e Kleinit të porsalindur në Maternitetin e Ri të Lezhës, ka nisur me këmbë të mbarë funksionimi i këtij spitali modern, me kushte dhe standarde bashkëkohore për nënat dhe fëmijët dhe stafin tonë mjekësor dhe infermieror”.
Materniteti i ri i Lezhës është një investim i qeverisë shqiptare në vlerën 2.9 milionë euro dhe do të ketë 55 shtretër, 2 salla operacioni, 2 salla lindjesh.
Materniteti i Lezhës u shërben edhe banorëve të zonave përreth dhe pas këtij investimi do të bëhet referencë në veri për këtë shërbim.