RTSH 24 Live

Aktualitet

Vizita në SHBA, Veliaj takon kyebashkiaken e Xenias, Sarah Majs

18/09/2023

Vizita në SHBA, Veliaj takon kyebashkiaken e Xenias, Sarah Majs

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me kryebashkiaken e Xenias, Ohajo, Sarah Majs (Sarah Mays).

Kryebashkiaku Veliaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë foto nga takimi me kyrebashkiaken Majs, ndërsa bën të ditur se ajo ka qenë në Tiranë në vitet ’90.

“Një ndalesë e shkurtër në qytetin e Xenias, Ohajo, ku sportistët elitarë të “Tiranës” po stërviten në terrenin e Athletes in Action”, bën të ditur Veliaj.

“Ishte kënaqësi të takoja kryebashkiaken Sarah Majs, e cila ka qenë vullnetare në Tiranë, në vitet ’90, kur ishte adoleshente, kurse tani drejton një qytet të hapur! Mikpritje e shkëlqyer!”, nënvizon Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të mbështetur sportistët elitarë të “Tiranës”, në parapërgatitjet e tyre për në Lojërat Olimpike të vitit 2024 në Paris.

Më pas, ai do të udhëtojë për në Nju-Jork, për të marrë pjesë në Samitin “Strong Cities”, ku do të diskutohet për zhvillimin e qyteteve në dekadën e fundit, duke përfshirë menaxhimin e krizave dhe sfida të tjera.

Ai do të zhvillojë takime edhe me drejtues e përfaqësues të qyteteve, që kanë përjetuar rritje të ndjeshme dhe zhvillim në dekadën e fundit. Diskutimet në Samit do të përqendrohen në sfidat dhe mundësitë që lidhen me menaxhimin e rritjes urbane, përfshirë reagimin ndaj krizave dhe inovacionin në infrastrukturë.

/rtsh.al/