RTSH 24 Live

Aktualitet

Fier- Kapet me doza kokaine, prangoset një qytetar nga Divjaka

2 orë para

Fier- Kapet me doza kokaine, prangoset një qytetar nga Divjaka

Policia e Fierit bëri të ditur se specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë "Arrest me burg", të caktuar për shtetasin E. Xh., 30 vjeç, banues në Divjakë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.   

Ata referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. R., 47 vjeç, pasi edhe gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.  

/rtsh.al/