Gjatë vizitës në Izrael, Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin Isaac Herzog. “Vëlla Edi”, iu drejtua Presidenti Herzog, kryeministrit shqiptar pasi ky i fundit mbërriti në Presidencë.
Në një deklaratë për media, Presidenti shprehu kënaqësinë për vizitën e Kreut të qeverisë shqiptare ndërsa theksoi se me Ramën ruan shoqëri prej shumë vitesh.
“Vëlla Edi. Me Ramën ruajmë shoqëri prej shumë vitesh dhe ruaj respect të veçantë. Kemi patur vazhdimisht shkëmbime dialogu. Jam shumë i lumtur që ndodhesh këtu”, tha presidenti Isaac Herzog.
Ndërsa kryeministri Rama pasi Presidentin që të vizitojë Shqipërinë, deklaroi se Shqipëria ka qenë gjithnjë një shtëpi e dytë për izraelitët duke shpresuar te rritja e nurmit të turistëve në të ardhmen.
“Faleminderit. Jam i nderuar nga mikëpritja juaj. Shpresoj shumë që të vizitoni Shqipërinë. Shpresojmë që të kemi më shumë turistë izraelitë, sepse izraelitët gjithmonë kanë ardhur në Shqipëri në kohë të vështira, dhe jo kur ka qenë e qetë. Jam i sigurt se ata kanë shumë për të parë dhe do kalojnë një eksperiencë të bukur. Sepse Shqipëria ka qenë gjithnjë një shtëpi e dytë për izraelitët”, tha Rama.
/rtsh.al/