RTSH 24 Live

Sociale

Virozat e stinës - Në urgjencën e spitalit të Elbasanit rreth 200 raste në 24 orë

16/09/2024

Virozat e stinës - Në urgjencën e spitalit të Elbasanit rreth 200 raste në 24 orë

Ulja e ndjeshme e temperaturave dhe rinisja e shkollave janë dy prej faktorëve që po ndikojnë dhe në shtimin e rasteve të virozave. Në urgjencën e spitalit të Elbasanit rreth 200 pacientë në 24 orë kërkojnë ndihmë mjekësore.

Mjekët këshillojnë qytetarët të tregohen të vëmendshëm që në simptomat e para, të mos i neglizhojnë ato e të kërkojnë konsultën e mjekut të familjes së pari.

Pjesa më e madhe e rasteve të paraqitura në urgjencën e Elbasanit trajtohen në mënyrë ambulatore, ndërsa një pjesë më e vogël, kryesisht kur virozat u mbivendosen sëmundjeve kronike, pacientët janë hospitalizuar.

/RTSH/