Në këtë vigjilje Krishtlindjesh, festës më të rëndësishme të besimtarëve katolikë dhe ortodoksë në gjithë botën Kryeipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës Arjan Dodaj dha një mesazh urimi.
“Jezusi në zemrën e tij njerëzore dhe hyjnore e bëftë zemrën e gjithsecilit prej nesh të bardhë”, uron Dodaj.
Imzot Arjan Dodaj nxiti politikanët në rikuperimin e dialogut duke kapërcyer pengesat.
“Politikanët të mësojnë politikë më të shëndetshme për të ndihmuar popullatën. Fëmijët dhe të rinjtë ju vëzhgojnë, ju imitojnë. Sa nevojë ka vendi ynë sot për fëmijë dhe sa nevojë kanë fëmijët tanë për familje, për edukatorë, për politika pro jetës dhe familjes”, uron Dodaj.
Ndër të tjera ai u kujtoj të rinjve shqiptarë që ata janë e ardhmja e vendit.
Massafra uron për Krishtlindje - Urimi i fundit në detyrën si Arqipeshkëv i Dioqezës Shkodër- Pult
Nga selia e Arqipeshkëvisë së Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra uroi besimtarët katolikë festën e Krishtlindjes në prag të vigjiljes së saj.
“Të rivendosim ekuilibrat e prishur duke mos e kursyer dashurinë sepse është ajo që ushqen shpresën për një botë më të mirë”, ishte ku mesazhi Massafra-s që këtë vit shkoi më së shumti për të rinjtë, të sëmurët dhe personat në vështirësi sociale.
Ky ishte urimi i fundit i Krishtlindjes për Imzot Massafra-n në detyrën e tij si Arqipeshkëv i Dioqezës Shkodër-Pult. Në vendin e tij do të jetë Imzot Giovanni Peragine, aktualisht Kryeipeshkëv-Koadiutor.
/rtsh.al/