RTSH 24 Live

Art

Videoklipet më të shtrenjta të të gjitha kohërave

24/05/2023

Videoklipet më të shtrenjta të të gjitha kohërave

Me ardhjen e MTV-së ndryshoi përgjithmonë muzika apo vidioklipet që shoqëronin këngët. Artistët filluan të investojnë në video për të promovuar muzikën e tyre shpesh duke i bërë ato të dukeshin si filma.

Që nga vitet 1980, artistët e muzikës kanë shtyrë kufijtë e videoklipit dhe natyrisht, kjo ka një kosto që shpesh herë nuk ka qenë në një vlerë të ulët.

Duran Duran 'The Wild Boys' - E publikuar në vitin 1984, videoja e grupit britanik ishte një hit i madh, dhe po ashtu edhe kënga. Çmimi i videoklipit kapi shifrën 1 milion dollarë.

Michael Jackson – Michael Jackson punësoi regjisorin Martin Scorsese për të drejtuar këtë video muzikore në vitin 1987. Videoja origjinale është 18 minuta dhe kushtoi rreth 2.2 milionë dollarë. Këngëtari gjithëmonë ka krijuar videoklipe me shuma të mëdha.

Guns N' Roses - GNR ishin shumë të famshëm në vitet '90 dhe 'November Rain' është një nga videot më ikonike të grupit. Një madhështi e tillë kushtoi rreth 1.5 milionë dollarë.

Madonna 'Bedtime Story' -Klipi i Madonna-s i vitit 1995 mori gjashtë ditë për t'u xhiruar dhe u shfaq premierë në kinema në atë kohë. Klipi kushtoi 5 milionë dollarë.

Will Smith – Kënga 'Miami' ishte pjesë e albumit solo debutues të Smith të vitit 1997 "Big Willie Style" i cili kushtoi 2 milion dollarë.

Celine Dion – Kënga 'It's All Coming Back to Me Now'  është xhiruar në Republikën Çeke dhe kushtoi 2.3 milionë dollarë.

Fugees 'Ready or Not'- Kjo video ishte një prodhim i madh, por edhe suksesi i saj. Çmimi i videoklipit arriti shifrën 1.3 milionë dollarë.

Puff Daddy (feat. The Notorious BIG dhe Busta Rhymes) 'Victory' - Duke luajtur Dennis Hopper, Danny DeVito dhe natyrisht, vetë Sean Combs, "Victory" ishte me të vërtetë një prodhim i madh i cili kushtoi 2.7 milionë dollarë.

/rtsh.al/