RTSH 24 Live

Aktualitet

VIDEO- Balla: Qytetarët, gjithnjë e më shumë, po rrisin besimin tek Policia e Shtetit

28/06/2024

VIDEO- Balla: Qytetarët, gjithnjë e më shumë, po rrisin besimin tek Policia e Shtetit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka nënvizuar rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit, gjë që, sipas tij, lidhet ngushtësisht me reagimin në kohë mbi ankesat apo thirrjet për ndihmë të qytetarëve, goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të kultivimit/shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të fenomeneve të tjera kriminale.

“Përgëzime Policisë së Shtetit në Tiranë, Lezhë, Elbasan,  Korçë, Kukës, Vlorë, Fier, Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Dibër, Berat dhe Departamentit të Kufirit për rezultatet e 24 orëve të fundit, të cilat kanë vendosur para drejtësisë 49 shtetas dhe sekuestruar armë zjarri, municion luftarak dhe sasi lëndësh narkotike.”, shkruan Balla.