RTSH 24 Live

Sociale

Vetëm një program prioritar në universitetin e Korçës, në programin “Inxhinieri Agronomike”

5 orë para

Vetëm një program prioritar në universitetin e Korçës, në programin “Inxhinieri Agronomike”

Nga 10 programe prioritare që kishte një vit më parë  universiteti i Korçës "Fan S. Noli" këtë vit ka vetëm një të tillë, në fakultetin e bujqësisë në programin e studimit inxhinieri agronimike me 4 kuota studentësh. Një gjë e tillë është bërë me dije nga drejtori i kurrikulave pranë këtij universiteti Artur Prifti

Sipas Priftit këtë vit akademik për herë të parë në historinë të këtij universiteti do të ketë një program studimi të përbashkët me universitetin politeknik të Tiranës, atë të inxhinierisë informatike

Heqja e programeve të studimit prioritare e njëherazi edhe heqja e pagës minimale për studentët që frekuentojnë këto programe, sipas burimeve zyrtare ka ulur interesin e maturantëve për të studiuar në këto programe.

/RTSH/