RTSH 24 Live

Rajon

Vendimi për Kosovën, Petkoviq: Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës u turpërua si kurrë më parë në histori

17/04/2024

Vendimi për Kosovën, Petkoviq: Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës u turpërua si kurrë më parë në histori

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq ka reaguar mbi votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për pranimin e Kosovës në KiE, duke e konsideruar si vendimin më të turpshëm në histori.

Duke pranuar mundësinë që diçka që nuk është shtet, por një regjim separatist, që përmes dhunës së tij të përditshme kundër popullit serb, personifikon gjithçka kundër të cilës bota e qytetëruar duhet të luftojë, absurdi është bërë realitet”, shkroi Petkoviq në platformën X.

Siç ka theksuar ai, para Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 16 maj nuk do të merret vetëm vendim për anëtarësimin e Kosovës, por vendim për kuptimin e ekzistencës së saj si organizatë ndërkombëtare.

/rtsh.al/