RTSH 24 Live

Aktualitet

Vdekja tragjike e astrologut Jofiel Koço, miku i tij: Lajm tronditës, problematikat e jetës e zhgënjyen  

18 orë para

Vdekja tragjike e astrologut Jofiel Koço, miku i tij: Lajm tronditës, problematikat e jetës e zhgënjyen  

Astrologu i njohur, Jofiel Koço, para disa ditësh, zgjodhi t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike, duke u hedhur nga tarraca e katit të shtatë të pallatit ku jetonte. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Korçë,

Në një komunikim të drejtpërdrejtë me studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH, miku i astrologut të ndjerë, Jofiel Koço, u shpreh se përpos tronditjes nga lajmi që kishte marrë nëpërmjet mediave, theksoi se “miku i tij astrologu Koço ishte i zhgënjyer nga jeta”.

“Jofieli jetonte në një banesë i vetëm dhe jo me familjen. Mendova se do të shikoja më shumë njerëz ne varrim, por kishte pak. Mbase për shkak se ky ka jetuar më shumë në Durrës. Me këtë dua të them se ai duket se ka qenë pak i shmangur nga shoqëria, i zhgënjyer nga jeta për problematikat e saj. Në varrim ishin nuk ishin rreth 30-40 persona, ndërkohë që vetëm familja mund të bëhet minimumi 20 veta. Ishte si një zhgënjim. Kisha mendim tjetër. Për mendimin tim, ai duket se nuk ka ditur të menaxhojë jetën e tij personale dhe problemet.”, u shpreh Eugen Bejleri, mik i të ndjerit Jofiel Koço.  

/rtsh.al/