RTSH 24 Live

Aktualitet

GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe

2 orë para

GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka dënuar me shërbim prove ish-kryetarin e bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe për mos deklarimin e një apartamenti me sipërfaqe 82 metra..

SPAK kërkoi dënimin e Tushes me 1 vit e 5 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të përfitonte zbritjen e dënimit me 1/3.

Gjithashtu ish-kryebashkiaku Tushe nuk ka deklaruar edhe investimet e kryera në këtë apartament me vlerë totale investimi 2,262,000 Lekë.

Vetëm pak muaj pasi shleu dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre e dhe shkelje të barazisë në tendera, ndaj Fatos Tushes nisi një tjetër hetim për pasurinë.

Kujtojmë se për mosdeklarimin e pasurisë, ish-kryebashkiaku socialist u dënua edhe në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga GJKKO, ndërsa ra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, teksa SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite.

Në mars të vitit të kaluar, Tushe u kthye në burg pasi  Apeli i Posaçëm i shtoi dënimin me 1 vit për veprën penale të Shkeljes së barazisë në tendera.

/rtsh.al/