RTSH 24 Live

Aktualitet

Denaj: Përmirësim kullimit në 1500 hektarë tokë bujqësore në Shkodër

3 orë para

Denaj: Përmirësim kullimit në 1500 hektarë tokë bujqësore në Shkodër

Në njësinë administrative Ana Malit Bashkia Shkodër prej disa javësh po punohet për pastrimin e rrjetit kullues.

Aktualisht po punohet në objektin e quajtur Prroi i Kufirit nga ku kufizohemi me palën tjetër Malin e Zi.

Po punohet në një gjatësi rreth 7 km duke zhvendosur mbi 80 mije m3 dhera.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale momente nga puna që po vijon në rehabilitimin e rrjetit kullues “Prroi i Kufirit” në Shkodër.

Denaj shkruan se, investimi shërben për kullimin e rreth 1500 hektarë tokë bujqësore në zonë, duke iu ardhur në ndihmë fermerëve për përmirësimin e kullimit.

“Vijon puna prej disa javësh në njësinë administrative Ana Malit, Shkodër, për pastrimin e rrjetit kullues “Prroi i Kufirit” , që do të përmirësojë kullimin në rreth 1500 ha tokë bujqësore”, shkroi ministrja.

Sistemimi i kanaleve vaditëse dhe kulluese në zonat rurale të bashkisë Shkodër kanë përmirësuar produktivitetin e tokave bujqësore dhe njëherazi synojnë mbrojtjen nga përmbytjet .

Në këtë objekt ka më shumë se 50 vite që nuk është ndërhyre në pastrim për shkak të problemeve me palën tjetër.

Përfundimi i punimeve në këto objekte do të përmirësoje kullimin në rreth 1500 ha tokë bujqësore.

 

/rtsh.al/