RTSH 24 Live

Politikë

“Sterilizimi”- Mazhoranca nis mbledhjen pa opozitën, Vokshi përplaset me Ndrecën

3 orë para

 “Sterilizimi”- Mazhoranca nis mbledhjen pa opozitën, Vokshi përplaset me Ndrecën

Tensione dhe përplasje në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Shërbimet publike të Sterilizimit dhe Check Up-it në Shëndetësi.

Deputetët e opozitës, pjesë e këtij komisioni janë me mazhorancën pasi kjo e fundit ka nisur mbledhjen pa prezencën e tyre. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi e përjashtuar me vendim të Komisionit të Etikës, është përplasur me zv.kryetarin Plarent Ndrecën, pasi ky i fundit i është drejtuar duke i thënë se nuk merret me njerëz rrugaçë. Deklarata e tij, solli reagimin e Vokshit e cila përplasi mikrofonin e zv.kryetarit duke e rrëzuar në tokë.

Vokshi ka kërkuar mbylljen e mbledhjes dhe largimin e dëshmitarit Gentian Opre, por nuk është lejuar nga mazhoranca.

Ndreca ka deklaruar se nuk do të mbështesë kolegë të cilët hedhin molotov dhe përsa kohë, sipas tij, opozita është përjashtuar nga punimet e Kuvendit, nuk duhet të jenë pjesë e mbledhjes së këtij komisioni.

Përplasjet:

Vokshi: Unë aty ti të nisesh? Si e lejoni? Çfarë jeni? Si ju përdorin kështu?

Ndreca: Kolegët që hedhin Molotov nuk I mbrojmë ne. Merr vendim komisioni këtu, nuk merr ti vendime,

Vokshi: Dil përjashta. Jam unë kryetare dhe e vendos unë. Ke injorancë juridike.

Ndreca: Kujdes gjuhën.

Vokshi: Dëhsmitari të dalë se e kemi për procedurë.

Ndreca: Jo. Z. Opre nuk lëviz pa marrë vendim komisioni. Po prish mbledhjen.

Vokshi: Të dalë dëshmitari. T’ju vijë turp. Kur vuan njeriu për pak delir. Do jetë i pari që do e hajë nga të gjithë kolegët.

Ndreca: Nuk ka mundësi të dalë dëhsmitari pa u marrë venbdim. Kam hapur mbledhjen se ti nuk ishe.

Vokshi: Ndaloni me urdhër politik deputetët. Garda kryej urdhrat se i merrni nga kryetarët e komisionit.

Ndreca: Keni nevojë për trajtim të thelluar.

Vokshi: Kush ka abuzuar, deri te ata që s’kanë shkuar ende në burg, Rama, Manastirliu. Përballë do na keni. Ju paska rëndë protesta. Por ne nuk do ndalemi. Ju ka zënë tmerri.

Ndreca: Protestë e dështuar.

Vokshi: Ta kanë shkruar fatin ty, nuk do bëhesh ndonjëherë kryetar.

Ndreca: Duhet t’ju vijë rëndë. Elegancën dhe etikën duhet ta kesh.

Vokshi: Nuk e vazhdon dot ti mbledhjen. Ti dhunove votën e lirë të qytetarëve. I ke thënë deputetëve të rrinë përjashta.

Ndreca: Prishe mikrofonin dhe do mbash përgjegjësi.

Vokshi: Dëshimtari duhet të mbajë përgjegjësi.

Ndreca: Do mbash përgjegjësi ligjore për dhunën e ushtruar në Komision.

/rtsh.al/