E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua të hënën me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasada amerikane në Tiranë.
Sipas njoftimit për shtyp, në takim u diskutua mbi punën e Prokurorisë së Përgjithshme, përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e shtetit të së drejtës, si dhe u theksua rëndësia e të pasurit institucione të pavarura që veprojnë me integritet dhe transparencë.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për të diskutuar mbi punën e Prokurorisë së Përgjithshme, përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e shtetit të së drejtës, duke theksuar rëndësinë e të pasurit institucione të pavarura që veprojnë me integritet dhe transparencë”, thekson ambasada e SHBA në Tiranë në njoftim.
Ambasada amerikane bën të ditur se, “VanHorn ripohoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet e pavarura të Shqipërisë në përpjekjen e tyre për të dhënë drejtësi për popullin shqiptar”.
/rtsh.al/