RTSH 24 Live

Aktualitet

Vajza e shkrimtarit Petro Markos merr certifikatën e shtëpisë së babait.: Do ta kthej në muze dhomën e babait!

24/05/2024

Vajza e shkrimtarit Petro Markos merr certifikatën e shtëpisë së babait.: Do ta kthej në muze dhomën e babait!

Në shtëpinë e shkrimtarit të shquar shqiptar Petro Marko në bregdetin e Dhërmiut, do të ketë një dhomë muze kushtuar atij. 

Premtimin e ka dhënë vajza e tij Arjanita Marko, ndërsa ka marrë çertifikatën e pronësisë nga kryeministri Edi Rama. 

“Ju faleminderit për atë që keni bërë për familjen time! Më keni kthyer shumë dinjitet, familjes së Petro Markos, jo vetëm me këtë por me çdo gjë që keni bërë për familjen e Petro Markos”, tha ajo.

"Dua të them që babai im Petro Marko nuk do të mund të hyjë në shtëpinë e tij, por kujtimi i tij, shpirti i tij do të jetë gjithmonë aty. Unë do mundohem që me ndihmën e Aleks Markos, atë dhomë ta kthej në një muze që të jetë gjithmonë prezent“, u shpreh Arjanita Marko.

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar të premten në Himarë, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë 437 certifikata pronësie, për shtëpitë e trashëguara.

/ rtsh.al /