RTSH 24 Live

Kronika

Ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

05/04/2021

Ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

Një 44-vjeçar ka rënë në pranga të policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses. Policia bë me dije se në pranga ka rënë Sh. K., dhe akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Dhuna në familje”.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme