RTSH 24 Live

Kuzhinë

Ushqimet të cila nuk duhet ti ngrini kurrë

24/07/2023

Ushqimet të cila nuk duhet ti ngrini kurrë

Të mësosh se si të ruash ushqimin në mënyrë korrekte është e rëndësishme si për të shmangur dëmtimet ashtu edhe për të shmangur rrezikun e ndonjë efekti negativ në shëndet.

Përparësitë e tjera të ruajtjes së duhur përfshijnë kursimin e parave, për faktin se ngrirja na lejon të mbajmë ushqimin më gjatë dhe ta konsumojmë atë kur kemi nevojë realisht.

Ushqime të pasura me ujë ose yndyrë- Nuk këshillohet ngrirja e ushqimeve të pasura me ujë dhe yndyrë. Kështu është mirë të shmangni ngrirjen e domateve, trangujve, qumështit, gjalpit ose frutave si shalqiri, pjepri ose ananasi.

Vezët- Ndër ushqimet që absolutisht nuk duhen ngrirë janë vezët e papërpunuara, por e njëjta gjë vlen edhe për salcat me bazë vezët.

Salsiçet- Ndër ushqimet që do të ishte më mirë të mos ngrinin janë salsiçet, sallam dhe produkte të tjera. Për të ruajtur këtë lloj ushqimi, do të ishte më mirë të përdorni paketim me vakum pasi ngrirja mund të rezultojë në humbjen e shijes dhe strukturës.

Peshku- Peshku duhet të ngrihet vetëm kur është shumë i freskët. Nëse peshku nuk është i freskët, është më mirë ta konsumoni sa më shpejtë dhe të mos e ngrini.

/rtsh.al/