Nëse keni ndërmend të mbani një dietë dhe të humbni disa kilogramë për shkak të verës, duhet të bëni kujdes, sepse armiqtë më të mëdhenj të dietave janë ato ushqime që duken të lehta, por që në fakt kanë shumë kalori dhe janë jo efektive në një dietë të kontrolluar.
Në frigoriferin tonë, të gjithë kemi ushqime që mendojmë se janë të lehta, por që, pasi lexojmë vlerat ushqyese, kuptojmë se janë plot me kalori, sheqerna, yndyrna, konservues dhe kripë, të gjitha këto që sigurisht nuk ndihmojnë në humbjen e peshës dhe për më tepër nuk janë të përshtatshëm për një shëndet të mirë.
Sushi- Sushi shpesh mendohet të jetë një ushqim i lehtë, por në të vërtetë nuk është ashtu. Jo aq shumë peshku i papërpunuar, por orizi i përdorur në to. Në fakt, orizi përmban një sasi të konsiderueshme karbohidratesh. Për më tepër, salcat e ndryshme që hahen me sushi (nga soja te salca e ëmbël dhe e thartë te salca teryaki) janë jashtëzakonisht kalorike.
Misër- Misri konsiderohet nga njerëzit si një ushqim i lehtë për t'u përfshirë në dieta. Në realitet, misri është një drithër si makaronat dhe orizi, dhe për këtë arsye është një karbohidrat i plotë. Duke menduar për misrin e konservuar, ndodh që sheqeri të shtohet si konservues, duke e bërë këtë produkt të papërshtatshëm për ata që kanë probleme me sheqerin në gjak.
Soja- Edhe pse soja është një ushqim që është i shëndetshëm në vetvete, ajo shpesh nuk është organike dhe përmban OMGJ dhe estrogjen. Gjithashtu për ushqime të tjera, si qumështi apo kosi i sojës, sheqernat shpesh shtohen në përbërje.
Kos- Kosi është gjithashtu një ushqim që përgjithësisht lidhet me dietën, por edhe këtu është mirë të kontrolloni gjithmonë se cilin lloj zgjidhni. Duhet të keni kujdes për sheqernat e shtuara ashtu si yndyrnat. Ideale është të zgjidhni kos të bardhë me pak yndyrë pa sheqer apo edhe kos të thjeshtë grek.
Drithëra për mëngjes- Drithërat e ambalazhuara, nga natyra e tyre përmbajnë shumë sheqer të shtuar, ndaj do të ishte më mirë të zgjidhnit alternativa më të shëndetshme, për shembull tërshërën.
/rtsh.al/