RTSH 24 Live

Sociale

Urgjenca Kombëtare, Koçiu: 46.111 thirrje në gusht dhe 16.780 në shtator

15/09/2024

Urgjenca Kombëtare, Koçiu: 46.111 thirrje në gusht dhe 16.780 në shtator

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur të dielën shifrat e thirrjeve drejtuar Urgjencës Kombëtare. Sipas saj, shërbimi shëndetësor është çdo ditë në shërbim të qytetarëve me përkushtim dhe devotshmëri.

“Gjatë muajit gusht drejt numrit 127 kanë mbërritur 46.111 thirrje, ndërsa nga 1 shtatori janë regjistruar 16.780 thirrje, të cilave u është dhënë në kohë ndihma e parë”, bëri të ditur Koçiu.

Koçiu tha se “angazhimi ynë mbetet përkushtimi dhe gatishmëria për të dhënë shërbim ndaj çdo pacienti”. 

/rtsh.al/