RTSH 24 Live

Botë

Uragani Helene, të paktën 43 viktima në juglindje të SHBA

4 orë para

Uragani Helene, të paktën 43 viktima në juglindje të SHBA

Të paktën 43 njerëz kanë humbur jetën dhe miliona kanë mbetur pa energji, pasi uragani Helene ka goditur juglindjen e SHBA.

Kjo stuhi konsiderohet më e fuqishmja që goditi Floridën dhe u zhvendos në veri në Gjeorgji dhe Karolina pasi arriti në tokë.

Dëmi i shkaktuar nga stuhia mund të arrijë në miliarda dollarë. Rrugët dhe shtëpitë u përmbytën. Edhe pse Helene është dobësuar ndjeshëm, sinoptikanët paralajmërojnë se erërat e forta, përmbytjet dhe kërcënimi i tornadove mund të vazhdojnë.

Uragani është i 14-ti më i fuqishëm që godet SHBA-në që nga fillimi i regjistrimeve. Me gjerësi afërsisht 675 km, ajo qëndron pas vetëm dy uraganeve të tjera - Ida në 2017 dhe Opal në 1996, të cilët ishin 460 milje të gjerë.

Për shkak të madhësisë së tij, ndikimi i erërave të forta dhe shiut të dendur kanë qenë të përhapura në të gjithë Florida, Xhorxhia, Tenesi dhe Karolina.

Zyrtarët u kujtuan banorëve se efektet e stuhisë "nuk kanë përfunduar ende" dhe u kërkuan banorëve të qëndrojnë vigjilentë./ BBC

/rtsh.al/