RTSH 24 Live

Botë

“Izraeli nuk do të ndalet”, Borrel: Të ushtrojmë të gjithë presionin diplomatik për një armëpushim

6 orë para

“Izraeli nuk do të ndalet”, Borrel: Të ushtrojmë të gjithë presionin diplomatik për një armëpushim

Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell  ka shprehur shqetësimin se "askush" nuk mund ta "ndalojë" Netanyahun derisa Hezbollahu të shkatërrohet ndaj ai bëri thirrje për një presion më të madh diplomatik me qëllim armëpushimin.

Nëse interpretimi i të qenit i shkatërruar është i njëjtë si me Hamasin, atëherë ne do të shkojmë për një luftë të gjatë”. Ajo që ne mund të bëjmë është të ushtrojmë të gjithë presionin diplomatik për një armëpushim, por askush nuk duket se është në gjendje ta ndalojë Netanyahun, as në Gaza dhe as në Bregun Perëndimor”, tha ai.

Borrell tha se ai mbështeti një propozim armëpushimi të udhëhequr nga SHBA dhe Franca për një armëpushim 21-ditor në Liban, të cilin Izraeli e ka injoruar deri më tani. 

Sakaq, Izraeli ka nisur një seri sulmesh të mëdha ajrore në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, duke synuar atë që thotë se është selia qendrore e Hezbollahut dhe me qëllimin për të vrarë kreu i këtij grupit Hassan Nasrallah. 

/rtsh.al/