RTSH 24 Live

Sociale

Ulja e temperaturave shton virozat, në urgjencën e Elbasanit paraqiten çdo ditë 200 pacientë

22/04/2024

Ulja e temperaturave shton virozat, në urgjencën e Elbasanit paraqiten çdo ditë 200 pacientë

Ndryshimi i temperaturave të këtyre ditëve ka shtuar numrin personave që kërkojnë ndihëm e mjekëve.

Në urgjencën e spitalit të Elbasanit thuajse çdo ditë paraqiten 200 pacientë që shfaqen me probleme virale por edhe me komplikacione të ndryshme, si probleme kardiake, cerebrale, po edhe raste te temperaturave si shkak i virozave të gripit.  

Sipas mjekut, gripi prek me shumë ata persona që kanë imunitet më të dobët, si moshat e treta dhe fëmijët.

Për të shmangur dyndjet në dyert e urgjencës, shefi i këtij shërbimi u ka bërë  thirrje qytetarëve që për problemet shëndetësore të shfaqura, fillimisht t`ju drejtohen mjekëve të familjes ne qendrat shëndetësore.

RTSH