RTSH 24 Live

Ekonomi

Ulja e çmimit të energjisë, qytetarët në Elbasan: Lehtësim për ne

10 orë para

Ulja e çmimit të energjisë, qytetarët në Elbasan: Lehtësim për ne

Vendimi i fundit i qeverisë shqiptare në lidhje me uljen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët e Elbasanit është një iniciativë e mirë që do i lehtësojë ata, sidomos moshat e treta.

Sipas vendimit, qytetarët të cilët konsumojnë energji elektrike nën 700 kWh në muaj do të kenë ulje 1 lek për kilovat.

Elbasani është një ndër qytetet më të mëdha të qarkut, ku dhe konsumi i energjisë elektrike është mjaft i lartë.

Kjo nismë do të nisë të zbatohet nga 1 shkurti deri në 31 dhjetor 2025.

Kur kryeministri Edi Rama e prezantoi këtë vendim ai tha se pritshmëritë janë që për tri vite Shqipëria të jetë një vend me fuqi eksportuese të energjisë në vendet europiane. 

/rtsh.al/