RTSH 24 Live

Ekonomi

Çmimi i energjisë për familjarët, sa ndikon ulja te qytetarët korçarë

9 orë para

Çmimi i energjisë për familjarët, sa ndikon ulja te qytetarët korçarë

Enti Rregullator i Energjisë miratoi çmimet e reja të energjisë për konsumatorët familjarë, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 dhjetor 2025.

Për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 kWh, çmimi do të jetë 8,5 lekë për kilovat-orë, pra 1 lek më pak, ndërsa për ato familje që konsumojnë më shumë se 700 kWh, çmimi do të jetë 9,5 lekë për kilovat-orë.

"Ne 200 kWh i djegim a s'i djegim. 2 pensionistë jemi. 1.000–2.000 lekë më pak do paguajmë. Ç'na prish kjo? / Me 1 lek që thonë çfarë të bëjmë ne?" shprehen disa qytetarë.

Fasha 700 kWh përfshin të paktën 80 për qind të konsumatorëve familjarë, ndaj ndikimi i uljes së çmimit prek një masë të madhe të familjeve.

/rtsh.al/