RTSH 24 Live

Botë

Ukraina zgjedh përfaqësuesit e saj për Eurovision 2023

18/12/2022

Ukraina zgjedh përfaqësuesit e saj për Eurovision 2023

Ukraina ka zgjedhur dyshen pop Tvorchi si përfaqësuesen e saj për Eurovizion 2023.  “Heart of Steel” është kënga e parë që konfirmohet për konkursin e 2023-ës në Liverpool. Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi konkursin e këtij viti, por Mbretëria e Bashkuar do të jetë mikpritëse në vitin 2023 për shkak të luftës.

Një stacion metroje në Kiev, një ndalesë nëntokësore e përdorur si një strehë për bomba që nga pushtimi i Rusisë në shkurt u shndërrua në një studio televizive për shfaqjen përzgjedhëse të këngës përfaqësuese në vend të Ukrainës.

Vendi fitues normalisht pret ngjarjen e vitit të ardhshëm, por organizatorët vendosën se ishte shumë e rrezikshme të organizohej Eurovizioni në Ukrainë në vitin 2023. Në vend të kësaj, Liverpooli u zgjodh për të organizuar shfaqjen, në emër të Ukrainës.

Që nga përfshirja e parë në konkursin e këngës në 2003, Ukraina  ka fituar tre herë dhe ka përfunduar jashtë top 10 vetëm gjashtë herë, duke e bërë atë një nga vendet më të suksesshme në konkurs.

Tvorchi janë akti i pestë që do të zbulohet për Eurovizionin e vitit të ardhshëm. Edhe Qiproja, Izraeli, Holanda dhe Sllovenia kanë zgjedhur aktet e tyre për t'i dërguar në Liverpool, por ende nuk kanë publikuar këngët që do të interpretojnë. 37 vendet që marrin pjesë kanë kohë deri në fund të marsit për të konfirmuar këngët dhe artistët e tyre për konkursin.

Finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2023 do të zhvillohet më 13 maj.

/rtsh.al/