RTSH 24 Live

Botë

Ukraina: Ushtarët rusë kanë ekzekutuar 93 të burgosur lufte 

2 orë para

Ukraina: Ushtarët rusë kanë ekzekutuar 93 të burgosur lufte 

Yuri Bielousov, shefi i Departamentit për Kundër Krimeve ka bërë të ditur se Ukraina ka prova për ekzekutimin e 93 të burgosurve ukrainas nga ushtarët rusë në fushën e betejës.

Sipas Bielousov, 80% e ekzekutimeve ndodhën këtë vit, megjithëse trendi filloi në nëntor të vitit të kaluar kur “qëndrimi i personelit ushtarak rus ndaj të burgosurve tanë u përkeqësua ndjeshëm”, vuri në dukje kreu i “departamentit të luftës”.

“Për momentin, ne kemi informacione për vdekjen e 93 ushtarëve tanë të cilët u ekzekutuan drejtpërdrejt në fushën e betejës,” u shpreh Bielousov.

Ai gjithashtu raportoi se më 3 tetor, në mediat sociale u shfaqën informacione të reja në lidhje me ekzekutimin e një të burgosuri tjetër ukrainas të luftës.

“Në kanalet e Telegramit është shpërndarë një video e ekzekutimit të mundshëm të një ushtari tjetër në mënyrë barbare. Së bashku me Departamentin Kryesor të Hetimit të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës, ne menjëherë regjistruam një tjetër çështje penale”, shtoi Bielousov.

Më 1 tetor 2024, në kanalet e Telegramit dolën raporte për vrasjen e supozuar të 16 ushtarëve ukrainas nga trupat ruse.
Ukraina ka nisur një çështje penale sipas pjesës 2 të nenit 438 të Kodit Penal të Ukrainës për shkelje të ligjeve të luftës, e kombinuar me vrasje me paramendim nga ushtria ruse.
/rtsh.al/