Përgatitjet janë të ethshme në Francë për 80-vjetorin e zbarkimit të Normandisë, që shënoi fillimin e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Shumë liderë të huaj, veteranë dhe qytetarë të thjeshtë pritet ta festojnë.
Të pranishëm në festime do të jenë rreth 200 veteranë, afro njëshekullorë, të cilët morën pjesë në zbarkim, si dhe shumë krerë shtetesh dhe qeverish. Autoritetet franceze kanë ftuar gjithashtu rreth katër mijë e gjysmë persona.
Presidenti francez Emanuel Makron (Emmanuel Macron), për të përkujtuar Rezistencën Franceze kundër gjermanëve, do të shkojë nesër në mëngjes në Brittany të Francës, ku më 5 qershor 1944, pak para zbarkimit në Normandi, parashutistët e parë francezë u hodhën nga avionët britanikë. Pasdite ai do të udhëtojë për në Saint-Lo të Normandisë, qytet i rrafshuar menjëherë pas zbarkimit, ku do të bëjë homazhe për viktimat civile. Ai do të shkojë edhe në burgjet e qytetit të Kaenit, ku autoritetet gjermane të pushtimit ekzekutuan 77 luftëtarë të burgosur të rezistencës franceze menjëherë pas zbarkimit.
Ushtarët francezë kryen një stërvitje amfibe në plazhin Omaha ndërsa një anije me 31 veteranë u nis nga Portsmouth, me destinacion Francën.
Mes tyre ishte Jack Mortimer, i cili tha se mezi priste të kthehej në Normandi prej muajsh.
100-vjeçari nga Leeds, i cili luftoi në plazhin Xifos, e përshkroi kthimin si "një ngjarje shumë emocionale".
Kur u pyet se si ndihej kur u quajt hero, ai tha se heronjtë e vërtetë janë të rënët.
80-vjetori i Ditës D në Francë
Veteranët britanikë mbërrijnë në Francë me anije për 80-vjetorin e zbarkimit të Normandisë.
“Unë nuk jam hero. Unë kurrë nuk kam qenë hero, kurrë nuk kam dashur të bëhem hero”, tha ai
"130,000 shkuan atje - unë isha vetëm 1/130,000 prej tyre," shtoi ai.
Një veterane e Luftës së Dytë Botërore, e cila drejtonte një radio gjatë zbarkimit të Normandisë, ka thënë se nuk do t'i harrojë kurrë tingujt "të tmerrshëm" të armëve, bombave dhe britmave.
Marie Scott, 97, shërbeu në Shërbimin Detar Mbretëror të Grave (WRNS) dhe transmetoi mesazhe drejt dhe nga stacioni i saj në Fort Southwick në Portsmouth dhe plazhet e Normandisë.
Scott përshkroi se ishte tronditur nga ajo që dëgjoi herën e parë që përdori radion për të folur me një koleg tjetër në front.
Ardhja e veteranëve u përshëndet nga presidenti Makron.
Gati 160,000 trupa aleate zbarkuan në Normandi më 6 qershor 1944.
Prej tyre, 73,000 ishin nga Shtetet e Bashkuara dhe 83,000 nga Britania dhe Kanadaja.
U përfshinë edhe forca nga vende të tjera të ndryshme, përfshirë trupat franceze.
Gjithsej 4,414 ushtarë aleatë u vranë në ditën e vetë Ditës D, ndërsa luftuan rreth 50,000 forca gjermane.
/rtsh.al/