Udhëheqësi rebel që ndihmoi në rrëzimin e regjimit të Bashar al-Assad është emëruar si kryeministër i përkohshëm i Sirisë.
Në një fjalim televiziv, Mohammed al-Bashir njofton se do të qëndrojë në post deri më 1 mars, për të udhëhequr qeverinë në tranzicion.
Al-Bashir, i cili ka drejtuar provincën Idlib, është vendosur të drejtojë një kabinet të vogël për të siguruar që shërbimet publike të rifillojnë. Al-Bashir qeveriste pjesë të Sirisë veri-perëndimore si pjesë e Qeverisë së Shpëtimit Sirian, e cila është një grup i lidhur me Hayat Tahrir-al Shams (HTS).
Më herët, i dërguari special i OKB-së për Sirinë tha se ishte e rëndësishme që të gjitha grupet në Siri të punonin së bashku.
/rtsh.al/