RTSH 24 Live

Aktualitet

U nis nga Ukraina, mbërrin në portin e Durrësit anija me grurë, e para pas luftës

10/08/2022

U nis nga Ukraina, mbërrin në portin e Durrësit anija me grurë, e para pas luftës

Ka mbërritur në Durrës anija me 6 mijë ton grurë e nisur nga Ukraina. Anija “cargo” e quajtur “Jaohar Ranim”, është nisur direkt nga Izmaili Ukrainës, porti më i madh ukrainas, në Odesa.  

Më herët katër anije të tjera mbërritën në Turqi, Kinë dhe Itali.

Lufta si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë ndërpreu furnizimin me grurë nga kjo e fundit. Falë një marrëveshje Rusi- Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia,  Ukraina nisi sërish eksportin e mijërave tonë drithëra.

Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.

/rtsh.al/