RTSH 24 Live

Teknologji

Twitter ndryshon mënyrën sesi shfaqen imazhet

07/05/2021

Twitter ndryshon mënyrën sesi shfaqen imazhet

Rrjeti social Twitter bëri disa ndryshime në mënyrën sesi shfaqen imazhet kohështrirje. Në Mars nisi testimet e disa imazheve më të mëdha të paprera.

Në Twitter për Android ose iOS, raporti standard i imazheve ishte 16:9 dhe 4:3 ndërsa tani imazhet do të shfaqen të plota siç janë në formatin origjinal pa asnjë prerje.

Sistemi i ri gjithashtu tregon përdoruesve paraprakisht sesi ngjajnë këto imazhe para se ta publikojnë. Për artistët vizualë dhe fotografët do të jetë një ndryshim i mirëpritur të cilët tashmë mund të promovojnë më mirë punën e tyre në Twitter.