RTSH 24 Live

Teknologji

"TikTok" në SHBA, mbyllet ose shitet, Senati amerikan e aprovon projektligjin, pritet miratimin i Biden

24/04/2024

"TikTok" në SHBA, mbyllet ose shitet, Senati amerikan e aprovon projektligjin, pritet miratimin i Biden

Senati amerikan e ka kaluar një projektligj i cili do ta ndalojë TikTok-un në Shtetet e Bashkuara, nëse pronari i saj që është firma kineze ByteDance nuk e shet atë brenda një viti. Projektligji thashmë mbetet vetëm të nënshkruhet nga presidenti Joe Biden.

TikTok-u, i cili ka thënë se nuk ka ndarë dhe nuk do të ndajë të dhëna të përdoruesve amerikanë me Qeverinë e Kinës, ka njoftuar se do t’i drejtohet gjykatës në përpjekje për ta parandaluar këtë projektligj. 

Beteja katërvjeçare për TikTok-un, i cili përdoret nga 170 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara, është vetëm njëri prej shumë fronteve në luftën e internetit dhe teknologjisë mes Uashingtonit dhe Pekini. Javën e kaluar, Apple tha se Pekini e kishte urdhëruar t’i largonte platformat e Meta-s, ËhatsApp dhe Threads, nga dyqani i saj i aplikacioneve në Kinë, për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë kombëtare.

Unioni Amerikan i Lirive Civile ka thënë se ndalimi apo kërkesa për shitjen e TikTok-ut do ta vendoste “një precedent alarmues botëror për kontroll të gjerë qeveritar mbi platformat e rrjeteve sociale... Nëse Shtetet e Bashkuara e ndalojnë një platformë të huaj, kjo do nxisë masa të ngjashme në vendet e tjera njoftuan ata. Më 2020, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u përpoq ta ndalojë platformën e rrjetit social përmes një urdhri ekzekutiv. Ai urdhër u shfuqizua më vonë nga gjykatat, pas padisë nga TikTok-u.

/RTSH/