RTSH 24 Live

Teknologji

Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit

02/05/2024

Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit

Ndryshimet ligjore për pasaportat dhe dokumentet biometrikë do t’i hapin rrugë shumë shpejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha të enjten pas mbledhjes së qeverisë, se “përgatitja e ndryshimeve ligjore për pasaportat dhe dokumentet biometrikë, ka të bëjë me një ndryshim të rëndësishëm, që i përgjigjet zhvillimeve teknologjike të kohës”.

“Shqipëria duhet të emetojë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe ne po punojmë me kompaninë, që ligji të na mundësojë prodhimin edhe të dokumenteve digjitalë të identifikimit”, u shpreh Balla.

Sipas tij, synimi është që të gjithë dokumentet që mbajnë qytetarët në portofolë si ID, patenta, kartat e bankave etj., të jenë digjitale, të mbahen në telefonin e gjithësecilit.

“Ndaj ky ligj është i rëndësishëm, pasi i hap rrugën kompanisë që të ecë me prodhimin e dokumenteve digjitalë”, theksoi Balla.

/ rtsh.al /