RTSH 24 Live

Rajon

Turqia arreston 10 admiralë në pension, nën dyshimet për një tjetër puç ushtarak

05/04/2021

Turqia arreston 10 admiralë në pension, nën dyshimet për një tjetër puç ushtarak

Turqia tha se ka arrestuar dhjetë admiralë në pension, të cilët kanë nënshkruar një letër të hapur, duke pohuar rëndësinë e Konventës Montre e cila u krijua për të parandaluar militarizimin e Detit të Zi. Prokuroria kërkoi gjithashtu që 4 persona të tjerë të dyshuar të paraqiten në Policinë e Ankarasë brenda 3 ditësh, duke mos vendosur që t’i mbajnë në qeli për shkak të moshës së tyre.
Letra e hapur, e nënshkruar nga 104 ish-pjesëtarë të rangut të lartë të marinës, është dënuar nga zyrtarët turq, të cilët e shohin si sfidim të drejtpërdrejtë të Qeverisë nga ana e ushtrisë. Zëdhënësi presidencial, Ibrahim Kalin, tha se letra përmban shenjat dalluese të një komploti ushtarak për të përmbysur Qeverinë. “Disa ushtarë në pension po e vendosin veten në një pozitë qesharake dhe të mjerueshme me deklaratën e tyre, e cila i bën jehonë kohës së puçit ushtarak”, tha Kalin. 
Muajin e kaluar, Turqia ka miratuar një plan për të ndërtuar Kanalin e Madh të Stambollit  që lidh Detin e Zi në veri me Detin Marmara në jug të Stambollit, një project I ngjashëm me Kanalin e Suezit dhe Panamasë. Ky projekt ka hapur debate rreth Konventës së Montreux të vitit 1936, e cila garanton kalimin e lirë të anijeve në ngushticat e Bosforit dhe të Dardaneleve në kohë paqeje dhe lufte.