RTSH 24 Live

Sociale

Turqi, 10 shkolla të mesme nga 7 qytete do të pranojnë nxënës nga Ballkani

20/05/2023

Turqi, 10 shkolla të mesme nga 7 qytete do të pranojnë nxënës nga Ballkani

Për nxënësit që përfundojnë arsimin e mesëm të ulët (8-9 vjeçar) në vendet e Ballkanit, do të ofrohet mundësia që ata të vazhdojnë arsimin e tyre në 10 shkolla të mesme të ndryshme në 7 qytete të Türkiye-s, njofton Anadolu Agency.

Kjo parashikohet në protokollin e nënshkruar mes Ministrisë së Arsimit Kombëtar të Republikës së Türkiye-s dhe Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB).

Bëhet fjalë për nxënësit që përfundojnë arsimin e mesëm të ulët (8-9 vjeçar) nga Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bullgaria. 

Atyre do tu ofrohet mundësia për arsimin me konvikt dhe bursë në 10 shkolla të mesme profesionale dhe teknike ndërkombëtare në Türkiye.

Këshilltari për Arsimin në Sarajevë, Berat Akçeşme informoi gazetarin e AA-së për programin e pranimit të nxënësve nëpër shkollat e mesme profesionale dhe teknike Anadolu në kuadër të Programit të Arsimor Ndërkombëtar 2023-24.

Akçeşme nënvizoi se shkollat e mesme profesionale dhe teknike Anadolu në Türkiye kanë marrë një vrull të madh.

10 shkollat në fjalë ndodhen në qytetet Ankara, Balıkesir, Bursa, İstanbul, Konya, Antalya dhe Ordu.

Për nxënësit që do arsimohen në kuadër të protokollit do të sigurohet strehimi falas dhe mbështetje me bursë.

"Për periudhën që nxënësit ndodhen në Türkiye do të përfitojnë edhe nga sigurimet e përgjithshme shëndetësore", tha Akçeşme.

Ai shtoi se për nxënësit do të mbulohen biletat e udhëtimit me avion për vajtjen në Türkiye dhe se do të kenë mundësinë të ndjekin kurse akademike pa pagesë.

Akçeşme vuri në dukje se nxënësit nga Ballkani që filluan shkollimin në Türkiye vitin e kaluar në kuadër të programit, kanë përfunduar me sukses shkollën përgatitore dhe se këtë vit nga rajoni presin rezultatet e aplikimeve.

( Sipas Anadolu Agency )