RTSH 24 Live

Kulturë

Turizmi, studim 724 monumenteve të natyrës për të rivlerësuar gjendjen

17/04/2024

Turizmi, studim 724 monumenteve të natyrës për të rivlerësuar gjendjen

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka vendosur të bëjë një skanim të gjendjes së monumenteve të natyrës.

Një procedurë prokurimi, e çelur këtë javë, ka në objekt të saj “Studim/Rivlerësim i Listës së Monumenteve të Natyrës”, me një fond limit rreth 200 mijë euro.

Në dokumentet që shoqërojnë procedurën nënvizohet se objektivat kryesore lidhen me evidentimin dhe mbrojtjen e vlerave biologjike, kulturore, sociale dhe peizazhit, si dhe promovimin e turizmit për vizitorë të huaj dhe vendas.

AKZM nënvizon se janë disa aspekte që do të merren parasysh në këtë vlerësim për 724 monumente të kësaj kategorie, si vlerësimi i gjendjes aktuale sa i takon tre kategorive: pemë, dru, grumbull pemësh/drurësh, sipërfaqe territori, trajta të ndryshme dhe bimësi, burim ujor apo sipërfaqe ujore.

Së dyti do të merret parasysh propozimi për monumente të reja dhe monumente që duhet të hiqen nga lista aktuale.

Së treti, përgatitja e pasaportave me të gjithë informacionin shkencor të Monumenteve të Natyrës.

Së katërti, dokumentimi me foto i të gjithë monumenteve.

Së pesti, promovimi i monumenteve të natyrës me anë të një sistemi informativ interaktiv, QR Code.

Sipas dokumenteve ky vlerësim apo studim i listës së monumenteve të natyrës përbën potencial të rëndësishëm si për sa i përket mbrojtjes së tyre, ashtu edhe për ndërgjegjësimin e publikut.

Vëmendja për monumentet e natyrës ashtu si edhe për monumentet e kulturës dhe çdo aspekt që lidhet me turizmin është rritur ndjeshëm nga viti në vit.

Të dhënat nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, tregojnë se gjatë muajit janar 2024 janë 159,159 vizitorë shqiptarë dhe të huaj që kanë vizituar zonat tona të mbrojtura.

Rezulton se kemi një ulje të numrit të vizitorëve gjatë këtij muaji të parë të vitit, në vlerën 69%.

Në 32 zonat e kategorisë Monumentet e Natyrës, gjatë janarit 2024 ka pasur vizitorë vetëm në 20 prej tyre zona, të cilat janë vizituar prej vizitorë.

Vizitorët me numrin më të madh janë në Monumentin e Natyrës Sarisalltik të Krujës (34% e vizitorëve), e cila ndiqet nga Shpella e Shënandoit (16%) dhe Kepi i Rodonit (16%).

 

/ rtsh.al /