RTSH 24 Live

Kulturë

''Këngët e atdheut tim'', TKOB koncert kushtuar Mjeshtrit të Madh Lefter Çipa

30/04/2024

''Këngët e atdheut tim'', TKOB koncert kushtuar Mjeshtrit të Madh Lefter Çipa

‘Këngët e atdheut tim’  ishte koncerti që u mbajt mbrëmjen e së hënës nga Ansambli I këngëve dhe valleve popullore në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në nder të Mjeshtrit të Madh të Penës dhe Polifonisë së Jugut Lefter Çipa.

Vlerat muzikore, pjesët korale të përpunuara nga krijimtaria e Mjeshtrit Çipa dhe një ndërthurje e polifonisë vokale me instrumentet popullore si dhe etydin koreografik, nëpërmjet përpunimeve muzikore dhe konceptimit skenik bashkëkohor I përcollën mjeshtërisht Orkestra e Operas, Grupi I Valleve, Solistët dhe disa prej këngëtarëve më të mirë si Irini Qirjako, Aleksandër Gjoka, Petrit Lulo dhe shumë të tjerë.

Lefter Çipa është ndarë nga jeta në 18 shkurt të vitit 2021. Ai ka qënë poet shqiptar, dhe burim frymëzimi I shumë këngëtarëve të cilët kanë preferuar të kenë në repertorin e tyre lirikat e këtij autori. Ai është nderuar me çmime dhe dekorata të shumta, midis tyre edhe me vlerësimin “Nderi I Kombit’.

Gazetare: K. Kule

/RTSH/