RTSH 24 Live

Ekonomi

Turizmi ndihmon shitjet me pakicë, Eurostat: Në tre vite është rritur me 18.7%

3 orë para

Turizmi ndihmon shitjet me pakicë, Eurostat: Në tre vite është  rritur me 18.7%

Eurostat ka publikuar të dhënat e tregtisë me pakicë në kontinentin Europian, të cilat i referohen shitjes së mallrave si ushqime, pije dhe duhan.

Treguesi i cili merr për referencë volumet e shitjeve në vitin 2021 flet për një rritje prej 14.8 përqind në Shqipëri, duke na renditur ndër vendet e para në kontinent.

Rritjen më të madhe e ka pësuar Turqia dhe Malta, respektivisht me 37.8 dhe 16.5përqind ndërkohë që ky tregues në vendet e Bashkimit Europian ka pësuar rënie.

Rritja në vendin tonë i dedikohet ecurisë konstante, pozitive të ekonomisë përgjatë viteve të fundit si dhe një zgjerimi të industrisë së turizmit i cili po akomodon nga viti në vit një numër më të madh vizitorësh në vendin tonë.

Industria e mikpritjes po rezulton një nxitës i fortë i tregtisë me pakicë.

Në të njëjtat nivele rezulton edhe tregtia me pakicë e mallrave jo-ushqimore dhe karburantin, edhe këto dy tregues kanë pësuar një rritje pozitive respektivisht me 20.2% dhe 18.7%.

Matjet e Agjencise Europiane te Statistikave i referohen muajit Qershor.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/